Zemaj: VV-ja në skuta koordinohen me ata që janë kundër Kosovës, para të tjerëve patriotë

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 13:32 | Nga Diellza Gashi

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se aktivistët e VV-së “shiten” patriotë para të gjithëve, por pas skutave janë në koordinim me ata të cilët janë shkelës të ligjit, ata të cilët janë kundër Republikës së Kosovës. Kështu u shpreh ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Zemaj kërkon hetim mbi bisedat e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojiçiq, dhe thotë se LVV-ja nuk ndodhet në Kuvend për frikë se deputetja në fjalë, mund të thotë të vërtetën.

“Dëmi është i madh sepse keni implikuar shtetin, e keni implikuar Republikën e Kosovës me një veprim tejet të rrezikshëm, tepër të ulët dhe tejet antikombëtar. Para gjithkujt, partia e Vetëvendosjes paraqiten patriotë, e nëpër skuta duke u koordinuar me ata të cilët janë shkelës të ligjit, ata të cilët janë kundër Republikës së Kosovës”.

“Nuk jeni këtu sepse keni frikë se Kusari-Lila do e tregoj të vërtetën. Kërkoj hetim të plotë që të zbardhen këto rrethana”.

Të ngjashme