Ditë më parë u raportua se pas Arbër Zenelit janë hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e tij disa skuadra të njohura.
Ndër to përmendej edhe emri i gjigantit turk, Fenerbahce, dhe interesimin nga turqit e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Kosovës.
“Fenerbahce është një skuadër e madhe dhe është nder që interesohet për mua. Kjo më motivon edhe më shumë. Fenerbahce është skuadër shumë e rëndësishme.
Njerëzit e dinë çfarë unë dua. Po ashtu dëshiroj të luaj në nivele shumë të larta”, citohet të ketë thënë Zeneli për mediat holandeze.
23-vjeçari u transferua nga Elfsborgu në Heerenveen në vitin 2016, ndërsa në edicionin e sivjetmë në 15 ndeshje në të gjitha garat, ka katër gola e tetë asistime.