Zënkë mes vëllezërve te Lapidari i Dëshmorëve, një i plagosur

Suharekë | 01 Qer 2017 | 23:12 | Nga

Një person ka mbetur i plagosur në Bllacë të Suharekës, sonte në mbrëmje, ka njoftuar policia.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta, te Lapidari i Dëshmorëve në fshatin Bllacë.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, te ky lapidar ishin takuar dy palë, tre vëllezër në njërën anë dhe dy në tjetrën.

“Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirrur në telefon vëllain e tij që ta sillte pushkën, me të cilën më pas është qëlluar viktima.”, ka njoftuar zëdhënësi rajonal i policisë, Hazir Berisha.

I plagosuri është dërguar në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja të fishekëve, por jo edhe armën. Kurse, të dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, nën masën e arrestit po mbahen dy të dyshuar që ishin të përfshirë në rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme