Zeqiri: Asnjë njësie të policisë s’mund t’i hiqen kompetencat

Prishtinë | 11 Jan 2024 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Detyrat e secilës njësi të policisë së Kosovës janë të caktuar dhe ato nuk mund të hiqen.

Kështu deklaron kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, për raportimet që Njësisë Speciale Operative i është hequr kompetenca për luftim të terrorizmit.

“Nuk ka mundësi që një njësie, ciladoqoftë ajo t’i hiqen kompetencat. Detyrat janë të përcaktuara veçantë për secilën njësi”, është shprehur Zeqiri për KlanKosovën.

“Detyrat e njësie përcaktohen vetëm nga drejtori dhe menaxhmenti i policisë”, ka shtuar ai, duke treguar si kryetar i sindikatës nuk ka pranuar ndonjë vendim dhe as nuk është në dijeni për ndonjë lëvizje të tillë brenda institucionit kryesor të sigurisë.

Të ngjashme