Gazeta “Zëri” ka reaguar në lidhje me një komunikatë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) në lidhje me “largimin nga puna” të gazetares Senada Halimi, me arsyetimin se kjo e fundit është shtatzënë.
Sipas “Zërit”, reagimi “i njëanshëm” ka ardhur nga kreu i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, (edhe ky një ish-gazetar i Zërit”) i cili nuk e ka marrë mundin ta kontaktojë fare gazetën.
Por, sipas “Zërit” e vërteta është si në vijim:
Gazetares Senada Halimi nuk i është shkëputur kontrata, pasi që kontrata ekzistuese i është respektuar në tërësi, por nuk i është vazhduar kontrata e re për vitin 2017. Kjo për faktin se bashkë me gazetaren Halimi, kontrata nuk i është vazhduar edhe gjashtë punëtorëve të tjerë.
Vendimi për këta punëtorë është ndërmarrë bazuar në performacën e tyre. Në gazetën “Zeri” ka punëtore të tjera shtatzëna, të cilave u është vazhduar kontrata. Pra nuk është e vërtetë që vendimi është marrë për këtë arsye.
Kjo është vetëm një tendence e kreut te AGK-se, Shkëlqim Hysenaj, i cili ka qenë i punësuar në “Zëri” për tetë muaj. Atij gjatë kësaj periudhe i është ndryshuar pozita, por jo edhe paga, duke iu respektuar kështu kontrata e punës.
Ai me vetëkërkesë ka dhënë dorëheqje nga pozita dhe me pas ka deponuar një ankesë në Inspektorat të Punës për gazetën “Zëri”. Pas shqyrtimit të gjitha fakteve, Inspektorati merr vendimin me nr. 06-28-1/16, ku ka vendosur se ankesa e Shkëlqim Hysenajt është e pabazuar.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/gazetarja-thote-se-iu-shkeput-kontrata-pasi-ngeli-shtatzene/