“Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” dënon ashpër therjen e katër personave në Ferizaj: Të zbardhet rasti me urgjencë

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Organizata Joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” ka dënuar ashpër rastin e therjes me thikë të katër personave në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, është një ‘akt i papranueshëm dhe alarmues për shtetin dhe shoqërinë tonë’, duke shtuar se është edhe më shqetësuese pasi që është dyshimi se ky incident është i motivuar nga krimi i urrejtjes, antigjipsizmi dhe paragjykimi etnik.

Kjo organizatë bëri thirrje institucioneve përkatëse të rendit dhe drejtësisë që të zbardhin me urgjencë motivet e këtij sulmi.

“Mbi aktin e dhunës ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në komunën e Ferizajit. Ne, si përfaqësues të OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” dhe mbështetës të të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë të thellë ndaj ngjarjes tronditëse që ndodhi së fundmi në Ferizaj. Ky sulm i dhunshëm, ku katër persona u plagosën rëndë me thikë, të të katër viktimat pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, përfshirë dy vajza të mitura, përbën një akt të papranueshëm dhe alarmues për shtetin dhe shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë bëri thirrje institucioneve përkatëse të rendit dhe drejtësisë që të zbardhin me urgjencë motivet e këtij sulmi.

“Veçanërisht shqetësuese është dyshimi se ky incident është i motivuar nga krimi i urrejtjes, antigjipsizmi dhe paragjykimi etnik. Sipas informacioneve të para, shënjestrimi i viktimave të përfshira në këtë ngjarje të rëndë për faktin se ata i përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe targetimi i lagjeve të banuara me këto komunitete është një akt i cili cënon rëndë vlerat e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit që duam të ndërtojmë në shtetin dhe shoqërinë kosovare.

“Ne e dënojmë ashpër këtë akt të dhunës dhe i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të rendit dhe drejtësisë që të zbardhin me urgjencë rrethanat dhe motivet e këtij sulmi të papranueshëm. U bëjmë thirrje që të merren masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe për të parandaluar çdo formë tjetër që shpien drejt krimit të urrejtjes dhe antigjipsizmit”, thuhet tutje në një reagim në Facebook.

Të ngjashme