Të hënën, policia në Malishevë ka arrestuar zëvendësdrejtorin e gjimnazit “Hamdi Berisha”, nën dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse, raporton Express
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, në ambientet e gjimnazit, ndërkaq rastin në polici e ka raportuar babai i vajzës, mbrëmjen e 20 dhjetorit.
“Në stacionin policor Malishevë me datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar nje rast te Sulmit Seksual qe kishte ndodhur ndaj vajzes se tij te mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me date 16.12.2021 ne ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malisheve, ku vajza e tij vijon mesimet si nxenese e kesaj shkolle”, ka deklaruar për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Gjurkaj ka deklaruar se ngacmimi dyshohet të ketë ndodhur në njërën prej banjove të shkollës, ku viktima ishte brenda në tualet.
“Ngacmimi seksual dyshohet te jete bere nga ana e personitI cili ne kete shkolle mban pozitën e zevendes drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njeren prej banjove te kesaj shkolle kur viktima ishte brenda ne tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, ka deklaruar ai.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me kete rast eshte intervistuar viktima dhe I dyshuari si dhe disa dëshmitarë. Hetimet janë ne fazën e grumbullimit te provave te tjera dhe per zhvillime te me tejme ju njoftojmë me raport shtese. Me vendim te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje per 48 ore”, ka thënë Xhurkaj.