Zëvendësguvernatorja e BQK-së: Angazhimi jonë në përfshirjen financiare të grave ndërmarrëse, investim për të ardhmen

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 09:59 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës, Nesrin Shileku-Shala, ka deklaruar se angazhimi i BQK-së në përfshirjen financiare të grave ndërmarrëse është një investim për të ardhmen. Këtë e ka bërë të ditur në konferencën “Qasja në financa për gratë ndërmarrëse”, aktivitet i përbashkët i BQK-së me Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësguvernatorja Shileku-Shala tha se një qasje të shumanshme ndaj përfshirjes financiare, BQK-ja po kontribuon një të ardhme më të ndritshme ekonomike për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të mandatit të saj kushtetues e ligjor, dhe përmes strategjisë së saj është e përkushtuar që të avancoj kornizën rregullative dhe infrastrukturën mbikëqyrëse me qëllim të harmonizimit me legjislacionin dhe politikat e Bashkimit Evropian dhe mbështetjes se nismave që rrisin qasjen në financa dhe qëndrueshmërinë”, deklaroi  Shileku-Shala.

Sipas Zëvendësguvernatores, arritja e përfshirjes financiare dhe qasjes në financa për gratë kërkon një përpjekje kolektive.

“Sektori financiar, sidomos bankat, institucionet mikrofinancaire por edhe institucionet financiare jo-bankare ofrojnë mundësi, si dhe produkte e shërbime te cilat ju dedikohen grave ndërmarrëse. Gratë ndërmarrëse kanë nevojë për më shumë trajnime dhe aktivitete në këtë drejtim nga akterët e sektorit financiar dhe përtej. Kontributi i institucioneve të sektorit financiar do të duhej të ishte më i madh në edukimin e grave sa i përket edukimit dhe trajnimit për shërbimet dhe mundësitë financiare që do rriste edhe portfoliot respektive të institucioneve financiare, dhe do të kontribuonte pozitivisht edhe në shëndetin e përgjithshëm financiar të sektorit”, ka shtuar ajo.

Java Ndërkombëtare e Parasë është një fushatë vjetore botërore ndërgjegjësuese, e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila ka për qëllim që përmes aktiviteteve të informoj qytetarët që në moshë të hershme dhe gradualisht të fitojnë njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe sjelljet e nevojshme për të marrë vendime të shëndosha financiare dhe për të arritur mirëqenien dhe qëndrueshmërinë financiare.

Investim strategjik e quajti pjesëmarrjen e grave në Qasjen në financa për gratë ndërmarrëse, Shpend Nura, përfaqësues i Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK).

“Ne duhet të dimë se ka endë punë për të bërë, kjo kërkon faktor social, kulturor që përjetëson barazitë gjinore inkurajomë qeverinë, organizatat e akterë tjerë të kontribuojnë në qasjen financiare”, tha ai.

Të ngjashme