Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti i ka reaguar zëdhënsit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit kur është pyetur për votën kundër të Serbisë në Këshillin e Evropës është përgjigjur thjeshtë se “BE-ja është në dijeni”.
Ahmeti ka shkruar se Serbia duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që kanë përkrahur Kosovën në Këshillin e Evropës, e ka shkelur Marrëveshjen Bazike të arritur në Ohër.
Sipas diplomatit kosovar, kjo nuk është diçka për të cilën thjesht duhet të jesh në dijeni por gjë që duhet dënuar ashpër.
“Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që ishin pro votës së djeshme për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore.Më tej, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e BeH. Kjo nuk është diçka që BE-ja duhet ta dijë, por ta dënojë ashpër”, ka shkruar Ahmeti
By voting against & threatening those who were in favor of yesterday's vote for 🇽🇰 membership at @coe, Serbia violated the Basic Agreement.
— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) April 25, 2023
Furthermore, FM Ivica Dacic declared that Serbia wants partition of BiH. This is not smth for the EU to be aware of, but to harshly condemn.