Zëvendëskryeministri Abazi: Presidenti nuk ka mandat të negociojë me Serbinë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 18:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në seancën e thirrur për taksën, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, nuk ka  mandat të negociojë me Serbinë, sepse është punë e Qeverisë, shkruan Ekonomia Online.

“Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë. Vetëm Qeveria ka mandat kushtetues te negocioj me Serbinë dhe aty do të kthehemi patjetër. Kërkojmë nga presidenti Thaçi të kthehet nga Amerika dhe të ulet të bisedojë me Kryeministrin për tu harmonizuar me qëndrimet rreth dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.

Abazi ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Sipas tij, ato nuk vihen në diskutim.

Të ngjashme