Zëvendëskryeministri Bislimi pret në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Në takim u diskutua mbi format e fuqizimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm, të cilat adresojnë dhe qëllimet e synimet e Qeverisë, si në rastin e fushës së energjisë dhe infrastrukturës.

U theksua dhe puna e bërë nga Qeveria në hartimin e planeve e strategjive, të cilat prekin fushat prioritare për vendin.

Të ngjashme