Zëvendësministri Bajram Gecaj vizitoi komunën e Vushtrrisë dhe AKSP-në

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, vizitoi sot komunën e Vushtrrisë, ku u prit nga kryetari i kësaj Komune, Xhafer Tahiri.

Me këtë rast zëvendësministri Gecaj u njoftua për angazhimet që janë duke bërë strukturat komunale në menaxhimin e situatës me Covid 19. Në këtë takim u diskutua për mënyrën më të mirë të koordinimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatës me pandeminë në këtë komunë dhe për bashkëpunimin me nivelin qendror, respektivisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Zëvendësministri Gecaj së bashku me kryetarin Tahiri vizituan edhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku akademia në rast të nevojës do të përdorët si karantinë.

Të ngjashme