Zëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin slloven

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 12:00 | Nga

 Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, BojanBertoncelj.

Me këtë rast, ambasadori slloven Bertoncelj e uroi zëvendësministrin Berisha për marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendësministrit të punëve të jashtme .

Nga ana tjetër zëvendësministri Berisha falënderoi ambasadorin Bertoncelj për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit slloven. Berisha uroi Slloveninë për zgjedhjen e presidentit të ri, BorutPahor.

Po ashtu, zëvendësministri Berisha kërkoi nga Sllovenia si anëtare e BE-së, përkrahje në proceset integruese evropiane dhe regjionale. Ndërkohë u theksua se përvoja e Sllovenisë në këto procese integruese dhe modeli i zgjidhjeve të çështjeve të hapura bileterale, si dhe të bashkëpunimit regjional mund të ndihmojnë Kosovën.

Ishte konstatim i përbashkët se raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë dhe të thellohen edhe më tutje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme