Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka vizituar komunën e Drenasit ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Me këtë rast zëvendësministri Gecaj u njoftua nga kryetari Lladrovci për angazhimet që janë duke i bërë komuna e Drenasit në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, për masat që kanë ndërmarrë komuna dhe Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës si dhe u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim për të bashkërenduar nevojat për parandalim.
Gjithashtu, zëvendësministri Gecaj theksoi se merita të mëdha i takojnë qytetarëve për disiplinimin dhe vetë-disiplinimin e jashtëzakonshëm që kanë treguar me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.
Ndërsa në anën tjetër kryetari Lladrovci ka treguar edhe për ndihmat që kanë pranuar nga niveli qendror, për punën e palodhshme që e kanë bërë shërbimi shëndetësor, shërbimi i zjarrfikësve, policia, administrata komunale dhe të gjithë akterët e tjerë që komuna e Drenasit të mbetet e pa prekur nga virusi Covid-19.
Zëvendësministri Gecaj dhe kryetari Lladrovci kanë vizituar edhe Stacionin Policor në Drenas, ku janë pritur nga komandantja e Stacionit Policor, znj. Feime Bajrami e cila ka
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike-Ministarstvo unutrasnjih poslova i Javna administracija-Ministry of Internal Affairs and Public Administration
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike -Zyra për Komunikim Publik ka pohuar se gjendja e përgjithshme e sigurisë në këtë komunë është brenda parametrave normal.