Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Iranit nuk do t’i nënshtrohet presionit gjeopolitik, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, pas raportimeve se Uashingtoni i ka kërkuar Teheranit të ndalojë shitjen e dronëve në Moskë.
“Nuk ka ndryshime dhe bashkëpunimi me Iranin do të vazhdojë”, tha Ryabkov, sipas një raporti të shtunën nga agjencia shtetërore e lajmeve ruse.
“Ne jemi shtete të pavarura dhe nuk i nënshtrohemi diktateve të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të tyre”, deklaroi ai, transmeton KlanKosova.tv.
Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Iranit që të ndalojë shitjen e dronëve të armatosur, të cilët Rusia po i përdor në luftën në Ukrainë, raportoi Financial Times në fillim të këtij muaji, duke cituar një zyrtar iranian dhe një person tjetër të njohur me bisedimet.
Rusia filloi të përdorë dronët Shahed të prodhuar nga Irani për të sulmuar Ukrainën në vitin e kaluar.
Irani e ka pranuar se ka dërguar dronë në Rusi, por ata thanë që këtë e kanë bërë para se Rusia të pushtonte Ukrainën, kurse Moska ka mohuar se forcat e saj kanë përdorur drone iraniane në Ukrainë.