Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Deva-Bakija, bashkë me Jeanette Klangefeldt, Sekretare e parë e Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe Menaxherin e programit, Erik Pettersson si dhe përfaqësues të UN HABITAT-it, sot vizitoi Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Zubin Potokut për të parë nga afër zhvillimin e projekteve.
Projektet që janë duke u realizuar janë Plotësimi i hapësirave publike përgjatë lumit Ibër dhe Projekti për ndërtimin e infrastrukturës së çasshme me qëllim të rritjes ekonomike dhe forcimin e kapaciteteve të tregut në mes komunave Zubin Potok – Istog – Skenderaj dhe Pejë.
Këto projekte janë zhvilluar nga ekipet komunale përmes një procesi gjithëpërfshirës si pjesë e instrumentit për investime kapitale të programit për zhvillim gjithëpërfshirës, i cili implementohet nga UN HABITAT-i dhe financohet nga Qeveria e Suedisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.