Zëvendësministrja e Transportit e RMV-së, pret në takim ambasadorin e Kosovës

Prishtinë | 05 Sht 2024 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Transportit në Maqedoni të Veriut, Kaltrina Zekoli-Shaqiri, priti në takim ambasadorin e Kosovës në RMV, Florian Qehaja.

Sipas një komunikate nga ana e Zekoli-Shaqirit, në këtë takim u diskutua për bashkëpunimet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjera u diskutua dhe për projektet dhe planet infrastrukturore që qeveria maqedonase ka në fokus, me synimin për të ndërtuar rrugë dhe infrastruktura që do të lehtësojnë udhëtimin dhe lidhjen ndërmjet dy vendeve .

“Në hapësirat e Ministrisë së Transportit, mirëprita në një takim miqësor Ambasadorin e Kosovës, z. Florian Qehaja. Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimet ndër-shtetërore që kemi si dy vende fqinje, si dhe për raportet e mira që na bashkojnë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve dhe planeve infrastrukturore që ne si qeveri kemi në fokus, me synimin për të ndërtuar rrugë dhe infrastruktura që do të lehtësojnë udhëtimin dhe lidhjen ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme