Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, në mbledhjen e radhës të martën, ka shqyrtuar projekligjet për rininë dhe sportin. Ndërsa, mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Sponzorizime u shtye për mbledhjen tjetër, raporton Ekonomia Online.
E pranishme në këtë mbledhje ishte zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, por jo edhe deputetët e opozitës, të cilët lëshuan mbledhjen.
Osmani ka falënderuar kryesuesen e grupit për iniciativën e këtij procesi. Ajo ka thënë se shpreson që projektligjet të votohen sa më shpejt.
“Faleminderit dhe uroj ta votojmë sa më shpejtë që është e mundur sepse është shumë e nevojshme të ri- fillojë zbatimi i tij”, u shpreh Osmani.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, tha se për këto projektligje i kanë bërë shtatë dëgjime publike rajonale dhe takime tërë ditore.
Me 5 vota kundër, 1 abstenim amandamentet e propozuara nga deputeti Bekim Haxhiu nuk kaluan në projektligjet e mbledhjes ku u diskutua për sport.
Ndërkaq me 6 vota për, amandamentet për rininë u miratuan që të vazhdojnë tutje.
Në rend dite ishin:
1. Miratimi i procesverbalit te mbledhjes së mbajtur me 14.05.2024;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-264 per Rinine
3. Shqyrtimi i Projektligjit Projektligjit nr.08/L-277 për Sport.
4. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-90 për Sponzorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116, e cila u la për një mbledhje tjetër.