Zëvendësohen asamblistët e dorëhequr në Zubin Potok

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Në Asamblenë Komunale të Zubin Potokut sot janë duke u zëvendësuar asamblistët e dorëhequr kohë më parë.

Të njëjtit dhanë dorëheqje pasi në fillim të nëntorit, Policia e Kosovës pezulloi drejtorin e saj rajonal në veriun e vendit Nenad Gjuriq për shkak të refuzimit të tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave. Numri i asamblistëve që janë duke u zëvendësuar në Zubin Potok sot është 16.

Pos Zubin Potokut dorëheqje të asamblistëve pati në të gjitha komunat veriore të vendit, si në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.

Më poshtë e keni formën e betimit për këta asamblistë:

Të ngjashme