Zëvendëssekretari i NATO-s: Kërkojmë përparim të mëtejshëm për normalizimin raportesh Kosovë-Serbi

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Geoana thotë se mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e noramlizimit dhe se kërkojnë përparim të mëtejshëm.

Tutje, ai thotë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një telefonatë të mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, ka shkruar Geoana në Twitter.

Të ngjashme