Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka njoftuar të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme se është zgjatur afati për thirrjen publike për përkrahjen financiare të NMVM-ve në skemën e granteve për energji të pastër të shpallur me datë 10.10.2025. Aplikimi do të vazhdojë të mbetet i hapur deri më 31.01.2025.
Mbështetja do të jetë në vlerë deri në 25 mijë euro për biznes, ndërsa projekti është financuar nga Qeveria e Dukatit të Madhe të Luksemburgut e zbatuar nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Ndërmarrjet të cilat mund të aplikojnë:
Të gjitha bizneset e interesuara mund të informohen rreth kësaj thirrje publike, duke shqyrtuar me kujdes kriteret dhe kushtet e përcaktuara në udhëzuesit më poshtë. Kjo skemë mbështet bizneset prodhuese dhe përpunuese që duan të investojnë në teknologji të gjelbra, të rrisin efiçiencën e energjisë dhe të kontribuojnë në tranzicionin drejt energjisë së pastër.
Skema e Granteve për Energji të Pastër zbatohet përmes tri thirrjeve të veçanta publike, të cilat përfshijnë masat e mëposhtme:
Brenda kësaj skeme do të përkrahen bizneset në:
Skema e Granteve për Energji të Pastër do të ofrojë:
Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe detajet e thirrjes, ju lutem shikoni linkun: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021 ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/