Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar gjatë një lidhjeje direkte me Abc News se afati për mbylljen e shkollave dhe të çerdheve në vend do të shtyhet.
Si fillim u vendos që shkollat dhe çerdhet në vend të mbylleshin deri më 23 mars për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Po tashmë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin dhe kanë sugjeruar për shtyrjen e shkollës, kopshtet dhe çerdhet deri në datën 3 prill.
Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh:
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin dhe më kanë sugjeruar për shtyrjen e shkollës, kopshtet dhe çerdhet deri në datën 3 prill.”- tha Manastirliu raporton Abc News.
Që në fillim është sqaruar nga ministria se fëmijët nuk janë të rrezikuar nga Covid-19, por mbyllja e shkollave dhe kopshteve është masë e nevojshme pasi ata mund të mos kenë simptoma por mund të jenë bartës dhe kështu “ndihmojnë” në përhapjen më tej të virusit.