Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente deri më 15 janar 2026

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës, gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Sipas këtij vendimi, nga data 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026, shërbimet do të ofrohen deri në ora 18:00, ndërsa edhe dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune, me orar të njëjtë të zgjatur.

Në njoftimin e Agjencisë së Regjistrimit Civil thuhet se ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në Kosovë.

Po ashtu, Agjencia bën të ditur se, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, në mënyrë që shërbimet të ofrohen me korrektësi, cilësi dhe brenda afateve ligjore.

Agjencia e Regjistrimit Civil ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme