Sot zgjidhet kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), raporton Ekonomia Online.
Në këtë proces të zgjedhjes së kryesisë ka arritur edhe kryetari i partisë demokratike të Kosovës Memli Krasniqi i cili ka pralajmëruar se do të prononcohet për medie, pasi të përfundojë mbledhja.
Para kreut të PDK-së kanë arritur edhe disa nga antarët e kësaj partie, të cilët u shprehën optimistë sa i përket këtij procesi.