Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq dhe kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kanë thënë se zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri përfaqësojnë një referendum për mbijetesën e popullit serb në këto zona.
“Kjo fitore është e nevojshme për të vërtetuar se vendosmëria e popullit serb për të mbrojtur dinjitetin e tyre është e pathyeshme. Qytetarët nga veriu i Kosovës ishin gjithmonë të gatshëm për vetësakrificë për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar “, tha Rakiq.