Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video ku tregon se si duhet plotësuar fletëvotimi.
Të dielën më 6 tetor qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit, ku do të votojnë për të preferuarin e tyre për kryeministër dhe kandidatët për deputet.
Lidhur me procedurën e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video ku tregon se si duhet plotësuar fletëvotimi.
Hapat që duhet ndjekur për të plotësuar fletëvotimin sipas KQZ-së janë si më poshtë:
– Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur
– Zgjedheni subjektin politik dhe shënjoni kutin pranë numrit dhe emrit të subjektit politik, që fletëvotimi i juaj të jetë i vlefshëm ju duhet të zgjedhni vetëm një subjekt politik
– Në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve . Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurat që gjenden në kabinën e votimit.
-Zgjedhin më së shumti pesë kandidatë të subjektit për të cilin keni votuar në anën e majtë.
– Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.