Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 euro (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë centë), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 7 qershor.