Ekonomia Online
FUNDIT

Zgjedhjet e dhjetorit, aktakuzë ndaj katër personave për “Falsifikim të rezultateve të votimit” në Shtime

Zgjedhjet e dhjetorit, aktakuzë ndaj katër personave për “Falsifikim të rezultateve të votimit” në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R, për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit: Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, më datë 30.12.2025, në Qendrën […]

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R, për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit: Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, më datë 30.12.2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë procesit të numërimit të votave për vendvotimet dhe në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje direkte, në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së, kanë ndërmarrë veprime të koordinuara dhe të ndërlidhura, me qëllim të shtrembërimit të rezultateve të votimit.

“… I pandehuri Y.S, në cilësinë e dëftuesit të votave, ka lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, i pandehuri B.V., duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme