Balotazhe mbi 70 përqind :
Fushata për zgjedhje lokale të 12 terorit zyrtarisht ka filluar para 12 ditëve , realisht ka filluar shumë më herët . Në qytete të mëdha dhe në ” bastione ” po kandidojnë ata që kanë fituar më parë ose ata që kanë fituar shumë vota në zgjedhjet parlamentare. Kjo , në asnjë mënyrë nuk nënkupton se votat e fituara në zgjedhje parlamentare do të përkthehen në vota të zgjedhjeve lokale aq më parë që votuesit janë të mllefosur me pafuqinë e të zgjedhurve të popullit që në afatet e parapara kushtetuese të formojnë institucionet . Edhe sot kemi vakum institucional , pa Kuvend dhe qeveri funksionale . Presidenca dhe presidentja janë zgjatje e LVV – së , pa identitet dhe përmbajtje vendimmarrëse . Në këto zgjedhje lokale në vend se të bëhet fushatë për përmirësimin e infrastrukturës jetësore të qytetarit , fort po i bien tupanit patriotik që asgjë nuk ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës . Të shohim qendrat e mëdha .
1. Në Prishtinë janë tre lojtarë për udhëheqësin e ekipit që do ta udhëheq Prishtinën në mandatin që po vjenë: Përparim Rama , Uran Usmaili dhe Hajnrullah Çeko . Të tjerët më shumë luftojnë për asambleistë , se për kryetar . Nëse nuk ndodhë ndonjë befasi apo zhvillim që tash nuk e shohim , Përparim Rama e ka të sigurt edhe një mandat tjetër, pas balotazhit .
2. Peja: Me siguri se këtu do të fitojë Gazmend Muhaxheri , nuk ka kundërshtar që e sfidon .
3. Gjakova: Ardian Gjini që tash mund ta festojë fitoren.
4. Ferizaj: Agim Aliu nuk diskutohet nëse do të fitojë . Këtu nuk do të ketë balotazh fare , është kryetar për të gjithë qytetarët pavarësisht cilës parti i takojnë . Është ndër kryetarët e rrallë që merr vota edhe nga partitë tjera. Ka bërë një punë shembullore në Ferizaj.
5. Prizreni: nëpër vrimë të gjilpërës Shaqir Totaj , pas balotazhit do ta fitojë edhe një mandat.
6. Mitrovica: Fillimisht i kam dhënë përparësi Faton Pecit por se duket se nuk do të fitojë. Ka reputacion të keq , është arrogant dhe shpërfillës . Armend Muja do të kishte më shumë gjasa për fitore. Pastaj , Pecit i rri mbi kokë Prokuroria Speciale , si shpata e Demokleut.
7. Gjilani: Nëse shkohet në balotazh , LDK – ë do ta fitojë këtë qendër të madhe .
Kush rritet e kush xhuxhavet :
Parashoh që në këto zgjedhje lokale të rritet LDK – ë ndërsa të tjerët nuk do të kenë ndryshime të mëdha.
LVV – në , duke i rënë fort ” defit patriotik “në kohën kur patriotizmi nuk gjenë rrugë drejt kësaj partie , luajti lojën e mbajtjes së dy palë zgjedhjeve të njëjtën ditë. Përpjekje manipulative që të shfrytëzohet diaspora edhe për zgjedhje lokale . Nuk u bë kjo prandaj LVV – ë në të gjitha komunat që do të shkojë në balotazh , do të ndahet humbëse.
PDK – në ia theu këmbët vetes në Drenas dhe Kaçanik , pa asnjë nevojë. E ka në dorë shpatën me dy teha , sa mund të presë elektoralisht kundërshtarët , mund ta presë edhe veten.
Nëse në Podujevë shkohet në balotazh , fituese do të jetë LDK – ë. Besnik Osmani e fiton Fushë Kosovën sepse ka përvojë të gjatë , është korrekt dhe i ndershëm.
Xhafer Gashi me siguri e fiton Obiliqin sikur që besoj se edhe Smajl Latifi fiton në Rahovec , pa asnjë dyshim të merituar.
Për komunat tjera , në shkrimet e radhës .
Por, jam i sigurt se koalicionet në nivel lokal do të jenë përcaktues edhe për qeverinë e ardhshme . E shohim përmes përditësimit të zhvillimeve të radhës. Këto pikëpamje janë në vija të trasha por se , përafërsisht kështu do të jetë gjeografia e pushtetit lokal pas zgjedhjeve të 12 tetorit 2025.