Zgjedhjet në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, publikohet agjenda e 6 korrikut

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur agjendën e Kuvendit Zgjedhor që do të mbahet më 6 korrik në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Regjistrimi do të fillojë në orën 11:00 dhe në orën 15:00 pritet të shpallen rezultatet përfundimtare.

Agjenda e Kuvendit Zgjedhor:

11:00 Regjistrimi; 

11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;

11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024; 

12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së; 

12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës; 

12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar; 

12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit; 

15:00 Shpallja e rezultateve.

Të ngjashme