Zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë shpallen jodemokratike

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka shpallur jodemokratike zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi që sipas vendimit këto zgjedhje rrënjosin pozitën e privilegjuar të grupeve etnike dominuese.

Çështja ligjore u soll në gjykatën me bazë në Strasburg nga Slaven Kovaçeviq, nga një shkencëtar politik dhe njëherit këshilltar i një anëtari të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gjykata vendosi në favor të tij, duke e përshkruar vendin me 3.2 milionë banorë si një “etnokraci”, raporton Euronews, përcjell KlanKosova.tv.

Përfaqësimi etnik është “më i rëndësishëm se konsideratat politike, ekonomike, sociale, filozofike dhe të tjera në sistemin politik të vendit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në përgjigje të vendimit, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha të martën se vendi duhet të zbatojë reforma për të siguruar barazinë dhe mosdiskriminimin e qytetarëve të tij, “në mënyrë që të hapë negociatat e pranimit në BE”.

Të ngjashme