Edhe pse fillimisht kishte nëntë kandidatë për president të FC Barcelona, në fund kanë mbetur vetëm tre që do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen të dielën më 24 Janar.
Bordi Zgjedhor shpalli Joan Laportan, Víctor Fontin dhe Toni Freixan si kandidatët e vetëm për të pasuar Josep Maria Bartomeu si president të Barça.
Siç konfirmohet nga Bordi Zgjedhor, Emili Rousaud u tërhoq nga gara elektorale përpara shpalljes zyrtare të listës së kandidatëve, që do të jetë më e vogla që nga viti 2000.
Nga 10,272 nënshkrime që Laporta dorëzoi, 9,625 janë pranuar. Font i ka marrë 4,713 nënshkrime nga të cilat 4,431 janë vërtetuar. Freixa dorëzoi 2,822 nënshkrime dhe një total prej 2,634 janë pranuar.
Fushata elektorale dhe debatet duhet të fillojnë këtë të premte, ndërsa përfundon me 22 janar, pasi zgjedhjet janë me 24.
Kandidati i vetëm që ishte edhe më parë president
Në deklaratën e lëshuar nga klubi, Bordi Zgjedhor gjithashtu ka falënderuar për punën punonjësit e klubit dhe auditorët Síndic dels Socis, Joan Manuel Trayter dhe Gerardo Conesa. /Telegrafi