Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 21 Tet 2025 | 12:49 | Nga Besa Ismaili Ahmeti

Më thuaj kundër kujt je, se të tregoj pastaj unë se çfarë je

Zgjedhjet jo rrallë, nuk janë më betejë idesh, por shfryrje inatesh. Njerëzit nuk votojnë për të ndërtuar diçka më të mirë, por për ta ndëshkuar tjetrin.

Kështu duket të jetë puna edhe më Maqedoninë e Veriut.

Metafora që përmbledh pasojën e zgjedhjeve të motivuara nga ndjenja e urrejtjes, xhelozisë dhe hakmarrjes, ku askush nuk fiton, por të gjithë humbasin, është kjo:

“Nga urrejtja ndaj një buburreci, milingonat votuan për insekticidin. Të gjitha vdiqën, madje edhe miza e shtëpisë që nuk mori pjesë në votim!”

Dhe kësisoj, demokracia humb kuptimin e të qenurit mjet përmirësimi dhe përbashkimi dhe bëhet mjet për dëmtim, vetdëmtim dhe përçarje.

Të ngjashme