Zgjedhjet në Shqipëri: Deputeti përplaset me një qytetar

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho, është përplasur me një person në një Qendër Votimi në Zvezdë.

Vetë Spaho ka deklaruar për mediat shqiptare se ka dashur të kontaktojë me komisionerin dhe nuk e kanë lejuar të futen. Ai gjithashtu tha se këta persona kanë intimiduar votuesit.

“Kam dashur të kontaktoj me komisionerin dhe nuk më kanë lënë të futem. Më kanë shtyrë për të dalë jashtë. Intimidojnë njerëzit. Kam lajmëruar dhe policinë”, tha Spaho.

Të ngjashme