Presidenti Ilir Meta mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Pas mbarimit të mbledhje, i pyetur për propozimin nga PS për mbajtjen e zgjedhjeve me 9 maj, presidenti dha këtë përgjigje.
Ilir Meta: ”Po të ishte për datën e zgjedhjeve, ju e dini që data do ishte dje për mua, në kuptimin e rëndësisë dhe legjitimitetit të plotë të institucioneve në vend. Por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri me këtë proces që po monitorohet në mënyrë mjaft ngushtë nga të gjitha vendet anëtare.”
Meta tha se mbledhja e sotme e Këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që duhen përmbushur drejt rrugës së integrimit drejt BE-së.