Prej orës 07:00 deri në orën 19.00 qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 61 kryetarët e bashkive.
Zgjedhjet lokale po monitorohen nga 150 vëzhguese të OSBE/ODIHR si edhe nga misionet e ambasadave të huaja në vendin tonë.
Në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, Policia e Shtetit ka angazhuar 7779 efektivë, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.
Në Bulqizë, të 55 qendrat e votimit janë bërë gati për një proces normal zgjedhor.
Sipas Kryetarit të KZAZ nr 18, Kujtim Kërkurti procesi i votimit deri tani pa asnjë problem.
Procesi i votimit ka filluar normalisht edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, ku janë hapur të gjitha qendrat e votimit.
Qytetari i parë që u paraqit në Qendrën e votimit shkolla “Koto Hoxhi” votoi i asistuar nga komisioni.
Mëngjesi i së dielës ka filluar me një proces të qetë zgjedhor.
Një nga bashkitë që nuk e njihte datën e 30 qershor, si datë zgjedhjeje ka qenë edhe ajo e Skraparit, e drejtuar nga LSI.
Pro edhe në këtë Bashki nuk janë raportuar probleme, si edhe janë hapur të gjitha qendrat e votimit.