Zgjerohet aksioni i policisë në rastin e shtetasve malazezë

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 12:22 | Nga

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, bën të ditur për Koha.net, se nga arrestimet që ndodhën ditë më parë në lagjen “Kalabria”, janë edhe dy shtetas malazezë me identitet tjetër.

Përveç Mario Milosheviq që e ka ndërruar identitetin dhe është bërë “kosovar”, pasi është arratisur nga Mali i Zi, Hoxha thotë se janë edhe dy tjerë.

“Gjatë një operacioni taktik të dy shtetasve malazezë, një serbi dhe një shqiptareje, dhe bashkëpunimit reciprok intensiv ndërmjet autoriteteve tona dhe atyre malazeze, me qëllim të verifikimeve të ndryshme dhe ndërlidhjeve që janë bërë për rastin e të dyshuarit Mario Milosheviq, ka rezultuar se tani kemi nën kontroll edhe dy shtetas tjerë malazez të cilët ndodhen në burg në vendin tonë por që përdornin identitet tjetër”, thotë Hoxha.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme