Zgjerohet bojkoti i reformës elektorale të presidentit

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 09:02 | Nga

Është zgjeruar bojkoti i procesit të reformës zgjedhore të iniciuar në fundvit nga Presidenti Hashim Thaçi. Veç opozitës, atë kanë nisur ta braktisin edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Driton Selmanaj i cili është drejtor ekzekutiv i organizatës Demokracia Plus,  ai ishte mes të ftuarish në forumet që presidenti i kishte organizuar në lidhje me këtë reformë e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të subjekteve politike, të institucioneve e të shoqërisë civile.

Selmanaj ka marrë pjesë në takimet e para, por ka thënë se më nuk do t’u përgjigjet ftesave të presidentit.

Rreth tre muaj më parë, presidenti Thaçi ka iniciuar reformën elektorale, proces në të cilin opozita ka refuzuar të përfshihet. Deri tash, janë mbajtur dy takime konsultative për ndryshime të legjislacionit zgjedhor.(KohaDitore)

Të ngjashme