Zgjerohet linja 15 e transportit publik në Prishtinë

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Nga nesër, transporti publik do të zgjerohet edhe deri në Qafën e Prapashticës, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone, thuhet në njoftimin e komunës.

“Ky zgjerim i Linjës 15 mundëson lidhje më të mirë të fshatrave të Gollakut me Prishtinën dhe lehtëson qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.

 Destinacionet:

• Prapashticë

• Qafa e Prapashticës

• Gllogovicë

• Hajkobillë

 Pikënisja:

Stacioni te Xhamia e Llapit”, thuhet në njoftim

“Ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë transportin publik sipas orarit zyrtar të NPK “Trafiku Urban””, përfundon njoftimi.

Të ngjashme