Zgjerohet numri i të infektuarve me Coronavirus në “Bondsteel”

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Është zgjedhuar numri i të infektuarve me covid-19, punëtorë të kampit Bondsteel”.

Ata dyshohen se kishin kontakt me shokun e tyre, 65-vjeçarin e ndjerë nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, i cili vdiq gjatë ditës së hënë në QKUK. Ai prej kohësh ishte duke punuar si vozitës në kamp.

Tre ka shkuar numri i të infektuarve në kampin që menaxhohet nga amerikanët. Bëhet fjalë për: A. Topallin, A.Kurtalici dhe një tjetër me mbiemrin Kashtanjeva, raporton indeksonline.

Gjithë këta ishin punëtorë fizik në kampin “Bondsteel”, bazën kryesore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që gjendet afër Ferizajt. Kjo bazë shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes.

Ndryshe, Misioni i Forcave Paqeruajtëse të Kosovës ka bërë të ditur se është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin në personelin e tyre. KFOR-i e konfirmoi rastin nëpërmjet një komunikate për media, ku është theksuar se kjo forcë do të vazhdojë të kryejë misionin e saj të mandatuar nga Kombet e Bashkuara (OKB).

“KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga OKB për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, shkruan në njoftim.

Komuna e Ferizajt ishte më e goditura në Kosovë me 18 raste të infektuara me Coroanvirus.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se rastet pozitive në Ferizaj janë tetë në fshatin Sazli, tre në brendësi të qytetit, 2 në Mirash dhe nga një rast në Varosh, Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme