Në kuadër të zbatimit të Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave, Komuna e Fushë- Kosovës është duke vazhduar zgjerimin e projektit për ndarjen e mbeturinave organike në burim, me synim për zgjerim në tërë territorin e komunës.
Gjatë këtyre ditëve është duke vijuar shpërndarja e kompostuesve edhe në 1000 amvisëri në zonën e paracaktuar, në fshatrat: Graboc i Poshtëm, Henc, Harilaç, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme dhe Vragoli.
Përmes këtij projekti Komuna e Fushë-Kosovës është duke synuar në:
– Zvogëlimin e sasisë totale të mbeturinave komunale përmes kompostimit shtëpiak në nivel lokal;
– Profit ekonomik për ekonomitë familjare përmes prodhimit të plehut organik;
Me qëllim informimin dhe vetëdijesimin rreth kompostimit dhe përfitimet që sjell ky proces, Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës dhe KRM “Pastrimi” janë duke zhvilluar ligjërata informuese në institucionet arsimore, në zonat e parapara të pajisen me infrastrukturë për ndarje të mbeturinave organike.
Në vazhdim gjeni disa foto nga aktivitetet e zhvilluara.