Në seancën konstituive janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Saranda Bogujevci nga VV, Kujtim Shala nga LDK dhe Bedri Hamza nga PDK, janë tre nënkryetarët e Kuvendit nga paritë shqiptare.
Ata u votuan më 107 vota për.
Ndërsa, me 91 vota për 6 kundër dhe 10 abstenime janë zgjedhur edhe dy nënkryetarët e Kuvendit nga komunitet jo shumicë, nga Lista Serbe Sllavko Simiq , nga komunitetet jo-serbe nënkryetari do të jetë me rrotacion. I pari që do të emërohet do të jetë, Bekim Arifi nga PAI.