Saranda Bogaj-Sheremti do të jetë nënkryetare e Gjykatës Komerciale. Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Po mbahet takimi i 297-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është caktuar nënkryetarja e Gjykatës Komerciale”, thuhet në njoftim.
“Në këtë takim, anëtarët e Këshillit miratuan propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës Komerciale, gjyqtaren Saranda Bogaj-Sheremeti, me mandat të njëjtë me kryetarët e gjykatave respektive”, thuhet në njoftim.