Problemi i veriut nuk është problem i sundimit të ligjit. As problem i bandave.
Problemi i veriut nuk zgjidhet me polici. As me gjyqësi. Problemi i veriut është një problem i thellë politik.
Mungesa e sundimit të ligjit dhe krimit të organizuar e bandave është produkt i mungesës së një zgjidhjeje politike dhe mbi të gjitha i faktit se popullsia serbe nuk e njeh legjitimitetin politik të Kosovës në atë pjesë.
Andaj problemi i veriut zgjidhet vetëm me mjete dhe marrëveshje politike.
E ajo marrëveshje, duhet të përfshij edhe Kosovën Lindore.
Zgjidhja e veriut, qëndron në Kosovën Lindore.