Duket sikur buqeta e luleve është gjëja e fundit për të cilën nuset mendojnë por e keni gabim.
Për një kombinim perfekt të të gjithë elementëve, çdo vendim merret paralelisht. Modeli i flokëve, fustani, ngjyrat, format, velloja, dekori, lulet – të gjitha lidhen ngushtë së bashku.
Por a e dini se kuptimi i luleve ka një rëndësi mjaft të madhe për nusen? Zambakë, peoni, orhidea, ortneisa, luledielli…Cilat janë kuptimet e këtyre luleve?
Zbuloni simbolikën që fshihet pas tyre dhe zgjidhni buqetën e përsosur për dasmën tuaj!
Buqetë me zambakë
Nuk ka dyshim që është ndër lulet më të dashura për nuset. Zambakët janë të rafinuar dhe elegantë, simbolizojnë bukurinë, pastërtinë dhe fillimin e një jete të re.
Peoni
Peonies janë ndër lulet më femërore. Nuancat e këtyre luleve që vijnë në pastel i bëjnë peonit lulet ideale për kompozimet elegante të një dasme romantike. Simbol i dashurisë dhe martesës të lumtur – kjo lule ka një histori fisnike pas.
Në Kinë, peonit mbartinin vlera të çmuara sepse vetëm perandorit i lejohej t’i kultivonte.
Orhidea
Orhidea është lule shumë e dashur nga nuset falë karkaterit ekzotik. Të kombinuara me lule të tjera, orhidetë japin mesazhin e një martese të përsosur dhe dashurinë e përjetshme.
Dasma me trëndafila
Trëndafilat janë padyshim zgjedhja më klasike dhe romantike për një buqetë martesore.
Bukuria dhe eleganca e pashembullt i bën trëndafilat simbol të padiskutueshëm të dashurisë por ato marrin kuptime të ndryshme në varësi të ngjyrës së tyre: të kuq – pasion dhe dashuri, të bardhë – pastërti dhe të verdhë – xhelozi.
Ortensia
Romantike dhe poetike, ortensiat lidhen ngushtë me aspektin femëror dhe pse kuptimi i tyre ndryshon nga ngjyra në ngjyrë.
Ato të bardhë simbolizojnë dashurinë e pastër dhe të sinqertë, ato blu tregojnë një dashuri të zjarrtë dhe plot pasion, në hije trëndafili lidhen me përkushtimin absolut ndaj partnerit/es.
Tulipanët
Të bukur, të gjallë dhe plot ngjyra – tulipanët kanë një domethënie të veçantë, që simbolizojne pushtet dhe pasuri. Megjithatë, ato mund të konsiderohen një shenje e mirë për çiftet që shkojnë drejt altarit, si një metaforë për pjellori dhe prosperitet.
Luledielli
Lulet e gëzuara dhe të gjalla simbolizojnë mirënjohjen dhe admirimin. Me pak fjalë, të përsosura për një jetë të re së bashku!
Margaritat
Të thjeshta dhe mbretërore, margaritat nuk janë një zgjedhje popullore për buqetat martesore, ndoshta për shkak të natyrës shumë fisnike dhe të lartësuar. Kjo lule do të thotë thjeshtësi, pafajësi.
Karafilat
Një zgjedhje origjinale për martesë do të ishte lulja e karafilit. Është i përsosur për nuset më pak klasike dhe do të thotë ëmbëlsi, miqësi dhe besnikëri.