Uebfaqja “Rotten Tomatoes”, e cila i rendit filmat më të mirë sipas vlerësimeve të kritikëve, është duke e përmbledhur çdo film të ri në një listë, duke e krijuar kështu një udhëzues për projektet më të mira kinematografike të vitit 2021.
Në mesin e atyre që janë bërë pjesë e kësaj liste, janë filmat me buxhet të lartë, si “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, “Free Guy” dhe “Black Widow”, dokumentari “Lily Topples the World”, filmi “The Green Knight”, horrori “The Night House” dhe të tjerë. E në mesin e tyre është renditur edhe filmi kosovar i Blerta Bashollit, “Zgjoi”, i cili gjendet i 11-i në këtë listë me vlerësimin 100 për qind.
Nga vlerësimi i publikut, propozimi i Kosovës për “Oscar”, i ka fituar 82 për qind të pikëve.