Kryetarët e partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë dy ditëve të fundit në Ohër e mbajtën Takimin e parë të punës në kuadër të procesit “Dialogu Zhan Mone”. Parim kyç i konsensusit për qasje të bashkuar ndaj integrimeve euro-atlantike për qytetarët e RM-së dhe përforcim institucional i Kuvendit me shtyllë demokratike të të gjitha reformave. Në konkludimet e miratuara nga bisedimet theksohet gatishmëria e tyre ndaj ruajtjes së frymës së dialogut dhe kompromisit.
Edhe pse takimi i iniciuar nga eurodeputetët Ivo Vajgël, Knut Flekenstajn dhe Eduard Kukan, fillimisht është parashikuar të mbahet në selinë e “Zhan Mone”-s në Paris, është vlerësuar se impulsi pozitiv në vend mbeti një mundësi që dialogu të mbahet këtu. Bisedimet filluan të enjten me darkë pune të mbajtur pas dyerve të mbyllura, si hyrje në pjesën e punës nga takimi i koordinuesve të partive parlamentare, të orientuara ndaj përmirësimit të dialogut parlamentar dhe zbatimit të agjendës evropiane të vendit. Në darkë, pjesëmarrësve në bisedimet përmes video-lidhjes iu drejtua eurokomisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han, i cili mes tjerash e theksoi rolin qendror të Kuvendit në agjendën reformuese për integrimin në BE. Eurodeputeti Ivo Vajgël para fillimit të darkës tha se bëhet fjalë për një takim me qëllim që në atmosferë të hapur të bisedohet për të gjitha programet për të cilat ndoshta nuk është arritur konsensus. Partitë parlamentare në takimin në Ohër arritën harmonizim për promovimin dhe lëvizjen e procesit të integruar ndaj BE-së, njëkohësisht duke u pajtuar për zbatimin e reformave institucionale, midis të cilave edhe ato që kanë të bëjnë me Kuvendin si institucion nga i cili qytetarët presin të porosisë rezultate në rrugën eurointegruese. Në konkludimet e miratuara nga bisedimet theksohet gatishmëria e tyre ndaj ruajtjes së frymës së dialogut dhe kompromisit, si dhe përforcim të legjislativave dhe kapaciteteve mbikëqyrëse të Kuvendit, si aspekte nga rëndësia kyçe për anëtarësimin e vendit në BE.
“Realisht jemi të bindur se dialogu ynë ofron mundësi reale që të vendoset Kuvendi jo vetëm në qendër të ndërtimit të konsensusit në lidhje me legjislacionin për mbështetje të agjendës reformuese të BE-së, por edhe ta kryesojë të njëjtën, duke e përdorur legjitimitetin e saj demokratik, kontrollin dhe kompetencën legjislative. Me qëllim që të mbahet momenti reformues, u pajtuam të krijojmë mekanizëm për implementimin i cili do të sigurojë që konsensusi i arritur politik të përcillet në trupat adekuate të Kuvendit”, theksohet në konkludimet nga takimi.
Delegacionet e partive parlamentare në kuadër të takimit të parë nga “Zhan Mone” dialogu, arritën konsensus për katër sfera kyçe të punës së Kuvendit edhe atë nevoja nga Përgatitja e kodeksit etik për sjellje e vetëm deputetëve në dhe jashtë Kuvendit, reforma të Rregullores së Kuvendit, përmes amendamenteve dhe propozimeve që do t’i shqyrtojë grupi punues, mekanizma adekuate për implementimin e të dakorduarës në kuadër të dialogut, që gjithashtu do ta zbatonte grupi i punës për reforma dhe punën e Kuvendit, si dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm në nivel administrative midis Kuvendit dhe Parlamentit Evropian, që do të përfshijë edhe këmbim të praktikave më të mira dhe ekspertizë teknike. Takimi i parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” është rrumbullaksuar me darkë në të cilën morën pjesë edhe liderët e partive politike parlamentare, kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Takimi në kuadër të “Zhan Mone” procesi konsiderohet si realizim i një pjese të reformave në vend duke e pasur parasysh se çështjet për konstituimin e Parlamentit dhe për çështjet e deputetëve janë pjesë e planit 3-6-9, ndërsa bisedimet pritet në përgjithësi të kontribuojnë edhe për përmirësimin e dialogut politik.