Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Deҫanit, Rasim Selmanaj, inauguruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët – Isniq (Beqiraj-Dautaj) në komunën e Deҫanit.
Ministri Zharku uroi banorët e këtyre fshatrave për rrugën e re duke i falënderuar ata për mikëpritjen e tyre.
“Ndërtimi i kësaj rruge e financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një rëndësi të veҫantë për të gjithë ne. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Deҫanit”, tha ministri Zharku.
Ndërsa, kryetari Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e tij në realizmin e këtyre projekteve infrastrukturore në Deҫan.
Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 2923 metra, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë 242,368.11 euro.