Zharku përuroi rrugën Kaçanik – Stagovë

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 15:06 | Nga

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, si dhe zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, përuruan përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Kaçanik– Stagovë, lagjja Dushkaja – Dashi, në komunën e Kaçanikut.

Kjo rrugë do të lidhë varrezat e reja të Kaçanikut me pjesën tjetër të qytetit duke zgjidhur një problem të kahershëm të kësaj komune.

Kryetari Ilazi falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeverisë së Kosovës në financimin e projekteve infrastrukturore shumë të domosdoshme për banorët e komunës së Kaçanikut.

Rruga Kaçanik – Stagovë është financuar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 248,143.17 eurosh, me gjatësi prej 2510 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash.

_idj7742

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme