Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot në një takim Fatmir Hasanin, deputet shqiptar në kuvendin e Serbisë dhe kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin.
Gjatë këtij takimi i bisedua për thellimin e bashkëpunimit me komunën e Bujanocit. Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë në realizimin e projekteve rrugore për t’u lidhur me vendbanimet shqiptare në pjesën tjetër të kufirit.